Organizata Turistike e Bujanocit përfundoi me sukses vitin 2018, në 2019 presin suksese të reja
13:33 | 12 Shkurt 2019
Organizata Turistike e cila funksionon në kuadër të Komunës së Bujanocit gjatë vitit të kaluar mori pjesë në aktivitete të shumta në të cilat prezantoj vendet turistike të Komunës së Bujanocit

Gjatë ditës së sotme portali ynë realioi një intervistë me drejtorin e Organizatës Turistike z.Amet Kadriun.

Në këtë intervistë z.Kadriu paraqiti sukseset e arritura gjatë vitit 2018 si dhe prioritet e Organizatës në fjalë për vitin 2019.

Si suksesin më të madh të arritur në vitin 2018, z.Kadriu, e paraqiti pjesmarrjen e Organizatës Turistike në ekspozitën tradicionale të organizuar në qytetin e Leskovcit.

Në këtë eviniment ishin pjesmarrëse 40 organizata Turistike.

Në këtë organizim Organizata Turistike e Bujanocit u paraqit me një album dhe reportazh në të cilat prezantoheshin vendet atraktive-turistike të Komunës së Bujanocit dhe mori vendin e parë si prezantimi më i mirë.

Gjithashtu gjatë vitit 2018, Organizata Turistike e Bujanocit mori pjesë edhe në ekspozita të realizuara në Kosovë dhe Shqipëri.

Ndërkohë, në vitin 2019 Organizata Turistike po planifikon të realizoj aktivitete në disa nga vendet turistike në Bujanoc.

z.Kadriu përmes portalin tonë i fton të gjithë ata që kanë ide dhe kreativitet të paraqiten në zyrat e tona dhe në kuadër të mundësive do të angazhohemi t'i realizojmë këto ide, shprehet z.Kadriu/BujanociNet/

Rina Balaj