Operohet Rita Ora, tregon gjendjen e saj (Foto)
14:19 | 17 Gusht 2017

Këngëtares së njohur Rita Ora duket se nuk i ka ecur gjithçka si duhet së fundmi.

Kjo pasi ajo këto ditë ka pësuar një lëndim të madh në këmbën e saj të djathtë. Lëndimi nuk ka kaluar fare lehtë, madje Ora është detyruar që t’i nënshtrohet një operimi për të përmirësuar gjendjen e këmbës së saj. Këtë lajm e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaq të djathtën e saj të fashuar. “Pata një operim sot”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke mos dashur të japë shumë detaje më tej, përcjell Telegrafi. Ndryshe, kënga e saj e fundit “Your Song” ka arritur ta rikthejë atë në formën më të mirë të mundshme në tregun muzikor, duke e ngjitur sërish në majat e top listave.

Alba Hoxha