OKB-ja “njeh” Republikën e Kosovës

0

Aplikimi i Kosovës në UNESCO është bërë sebep që OKB-ja ta “njohë” Republikën e Kosovës. Misioni i Kombeve të Bashkuara e ka bërë argatin, duke e dërguar aplikacionin në UNESCO, në emër të Republikës së Kosovës.

OKB Flag

Ndonëse përfaqësues të institucioneve të Kosovës vazhdojnë të insistojnë se pas shpalljes së pavarësisë UNMIK-u nuk ka rol në Kosovë, ata ende vazhdojnë t’i shfrytëzojnë mekanizmat e tij.

Jo rrallë UNMIK-u është vlerësuar edhe si mbetje që lufton shtetin e Kosovës. Zyrtarë të UNMIK-ut dhe të Qeverisë së Kosovës nuk kanë pranuar të komentojnë përkitazi me këtë çështje, derisa analistët kanë thënë se aktualizimi i UNMIK-ut në Kosovë është kundërthënës për vetë metodën dhe qasjen që ka mbajtur qeveria në raport me këtë mision, shkruan sot “Koha Ditore”.

Stema dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës” figurojnë në letrën të cilën zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ia ka dërguar UNMIK-ut në mënyrë që përmes tij ta bëjë aplikimin në UNESCO. Letra i drejtohet drejtoreshës së përgjithshme të kësaj agjencie të specializuar…

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com