OJQ-të, SHKA-të dhe klubet sportive, do të finansohen nëpërmjet projekteve

0

Në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit Komunal të Bujanocit për herë të parë është aprovuar propozimi për vlerësimin e projekteve në fushënë e kulturës dhe sportit. Me këtë rast janë zgjedhur kryesia e cila do të shqyrtoj në të ardhmën projektet e të gjitha Shqoërive Kultuturo artistike, Organizatave joqeveritare dhe klubeve sportive.

BajramaliaBajram Fejzullahu nga departamenti për veprimtari shoqërore dhe çështje publike në seancën e parë të KK-të Bujanocit është emëruar kryetar i komisionit për vlerësimin e projekteve në fushën e Kulturës, ndërsa kryetarë i komisionit për vlerësimin e projekteve të klubeve sportive është emëruar Arbër Pajaziti, shef i kabinetit të kryetarit të komunës. Sipas Fejzullahut kjo është një risi në komunën e Bujanocit pasi që deri më tani, shoqërit kulturoro artistike, organizatat jo qeveritare dhe klubet sportive të cilat janë finansuar nga buxheti komunal tani e tutje mjetet të cilat i marrin duhet të i arsyetojnë, thot Fejzullahu. Sipas tij, SHKA-të, organizatat jo qeveritare duhet të përpilojnë planin dhe programin e tyre përmes projekteve të nryshme të cilat do të shpallen përmes konkurseve. Fejzullahu trego se 8 ditë pas aprovimit nga Këshilli Komunal, komisioni do të mbaj mbledhje dhe do të vendos se kur do të shpall konkurs në fushnën e Kulturës. Për të qenë pjesë e këtij konkursi të gjitha Shoqërit Kulturoro Artistike dhe Organizatat Joqeveritare duhet të jenë të regjistruara në APER në agjensionin për regjsitrim afarist. Deri më tani sipas Fejzullahut nuk ka pasur ndonjë ankesë nga koordinatorët e Shoqatave dhe Shoqërive kulturore sepse janë të informuar rreth kritereve dhe ndryshimeve që janë bërë në aspektin e finansimit të tyre. Enjejta gjë vlenë edhe në fushën e sportit përfundoi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com