O’Connell i acaruar me rikthimin e Xhabir Zharkut në Kosovë, ja çfarë thotë

0

Kthimi i Xhabir Zharkut në Kosovë, nuk është pritur mirë nga shumë zyrtarë të lartë në vend dhe jo vetëm.

Ish-kryetari i Kaçanikut ishte dënuar me tri vite burg, mirëpo ai ishte arratisur për në Suedi, atje ku edhe qëndroi për gjashtë vite, duke mos e vuajtur dënimin.

Për rikthimin e tij në Kosovës, ka reaguar edhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, duke thënë se kthimi i tij është i turpshëm, shkruan ORAinfo.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Ambasadorit të Britanisë së Madhe:

Xhabir Zharku është denuar me tri vjet burg për krimet e vetë. Kthimi i tij në Kosovë është i turpshëm. Por turpi i vërtet është që gjate gjastë vitëve mbas që u lejua të ikë nga drejtësia, asgjë nuk është bërë për të parandaluar politikanët të tjerë kriminel për ta bërë të njetën gjë. Unë nuk shoh asnjë arsye për një mundesi ligjore që lejon kriminelet të iken nga vendi dhe të jetojnë jashtë vendit, në vend të kohës në burg. Shpresoj që reformat e drejtësisë nga Qeveria do të trajtojnë këtë boshllëk, për t’i ndihmuar ata policë dhe prokurorë që janë serioz në luften kunder krimit të organizuar. Britania ka nëvojë që Kosova të jetë partner serioz në luften kunder korrupsionit dhe krimit të organizuar./ORAinfo/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »