Nxënsit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” vizituan Komunën e Bujanocit

0

Një grup nxënësish të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc sot i bënë vizitë objektit të komunës së Bujanocit, ata u pritën shumë mirë nga punëtorët e komunës e një mikëpritje e veçantë mirë iu bë edhe nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi ku ky i fundit informoi për së afërmi këta nxënës se çfarë punohet në këtë ambient si funksionjojnë administratat komunale poashtu Arifi i sqaroi nxënësit se çfarë kompetencash kanë këshilli komunal dhe kuvendi komunal.

komuna

Delegacioni i nxënësve i shoqëruar nga profesori i edukatës qytetare Feston Asani qëllimin kryesor të kësaj vizite e kishte që të shohin se çfarë punohet në objektin e komunës së Bujanocit, profesori Asani tha se kjo nuk është vizita e parë ne  në bashkëpunim me nxënësit në kuadër të lëndës së edukatës qytetare bëjmë këso llojë vizitash, ai me këtë rast falënderojë përfaqësuesit e pushtetit local për mikëpritjen që iu bëhet nxënësve, poashtu ai ceki se lënda e edukatës qytetare është lëndë përzgjedhëse. Nxënsja Nita Azemi e cila ishte përfaqësuese e kësaj vizite tha se përshtypjet nga ana e nxënësve ishin të mëdha sipas saj tani ne pak a shumë jemi në dijeni se çka punohet në komunë. edhe shefi I kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti për kamerën tonë tregoi se ku ishte e përqëndruar më tepër vizita e nxënësve. Vizta të tilla janë të mirëpritura nga komuna e Bujanocit pasi që kjo nënkupton se të rinjtë e komunës sonë kanë interes të përbashkët të njoftohen përsëafërmi me punën e pushtetit local dhe të mirat që sjell komuna në veçanti për qytetarët.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com