Nxënësit nesër fillojn mësimin, përfundoi pushimi pranverorë

0

Për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, në Sërbi sot përfundon mini pushimi pranverorë që filloi nga data 09 prill deri më 16, ditë e enjte. Në vitet e fundit në Ministrin e Arsimit të Sërbisë e ka parë të arsyeshme që të ketë pushime shkollore të shpeshta, duke shkurtuar pushimin veror dhe shtuar pushimin vjeshtor dhe pranverorë.

Djaci-skola

Zëvendës drejtori i shkollës fillore ‘’Muharrem Kadriu‘’ në Tërrnoc, Reshat Rexhepi,tha se, ky pushim ka ndihmuar nxënsit të përgaditen për njësit mësiore, të jenë më të çlodhur. Nga nesër shkolla fillore “Muharrem Kadriu” edhe me paralelet e ndara në lagjën e Strukarëve dhe atë në Mal Tërrnoc janë të gatshme të vazhdojnë mesimin sipas planprogramit. Rexhepi ndër tjera shton se, nuk është njoftuar nga ana e nxënësev se do këtë problem apo mos vajtje në mësim, pasi që nuk është marr asnjë vërtetim apo lëshim nga shkolla. Disa nga nxënësit që hasëm ne gjatë ditës në sheshin e qytetit ishin kënaqur me pushimin pranverorë dhe me pa durim po presin për fillimin e mësimit. Nga ana tjetër edhe arsimtarët janë të përgaditur për fillimin e mesimit. Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” me dy paralelet e ndara në lagjën e Strukarëve dhe në fshatin Mal Tërrnoc vijon mësimin 736 nxënës ndërsa shkollën fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc vijon mësimin gjithësej 365 nxënës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com