Nxënësit në pushim pranverorë

0

Nxënësit në përgjithsi i kanë tre pushime, pushimin vjeshtorë, pranveror dhe verorë. Për të gjith nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Sërbi nga nesër nis mini pushimi pranveror i cili do të zgjas deri më 15 prill, ndërsa nxënës do të kthehen përsëri në bankat shkollore më 16 prill.

20120102-raspust-m

Në 10 vjetët e fundit ministria e Arsimit e ka parë të arsyeshme se nxënësit kanë nevoj për pushime më të shpeshta, ka shkurtuar pushimin verorë dhe i ka shtuar atë vjeshtor dhe pranveror, tha drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc Zejni Fejzullahu. Fejzullahu theksoi se, shpresojm që ky pushim të shfrytëzohet në mënyrën sa më të mirë që në fund nxënësit të arrijnë suksese më të mira në mësime. Ai tha se, gjithmon kërkojm më tepër njohuri nga nxënësit, por për të arritur suksese duhet që të angazhohemi më tepër ne dhe i tërë personeli arsimor që së bashku të arrim suksese të larta. Edhe nxënësit pohuan se këtë pushim do të mundohen që ta shfrytëzojn në përvetsimin e mësimeve, duke mos e lënë anësh edhe relaksimin dhe vizitat familjare. Sa i përket maturantëve të kësaj shkolle drejtori shprehi paknaqsi sa i përket mosprezencës së prindërve nëpër mbledhje, dhe përmes mjeteve të informimit, bëri një apel që prindërit të marrin pjes në mbledhje sepse ardhja e tyre nëpër mbledhje ndihmon në të gjitha proceset dhe zgjidhjet e probleme që janë prezent si mungesat e fëmijëve të tyre dhe suksesi i tyre. Pushimi në fjalë vlenë vetëm për nxënësit, ndërsa personeli arsimorë dhe punëtorët e shkollës nuk kanë pushim, këta të fundit do të vazhdojnë ty kryejnë detyrat dhe obligimet të cilat janë të parapara me rregullore./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com