Nxënësit e mirë lënë gjurmë të mira nëpër shkolla

0

Bota e artit është një univers i vërtet, që ka një histori të gjatë që nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme. Vepra artistike është një fryt i një bashkëpunimi të ngushtë mes objektit, veprës që duhet krijuar dhe subjektit krijues, pra vet artistit.

pikturaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaGjithçka me vlerë nuk harrohet dhe ruhet si një gjë e shenjt, secila lënd mësimore ka specifikat e veta, ngjashëm është edhe tek kultura figurative. Nëpërmjet punimeve zbulohet edhe talenti i fëmijëve, qoft piktur, pejzazhe apo skulptur. Në shkollën fillore Naim Frashëri në Bujanoc, punimet e nxënësve, sidomos piktura ruhet me dashuri. Në këtë shkollë ka piktura që janë të punuara vite më parë nga nxënësit dhe janë vendosur nëpër muret e shkollës, por ka edhe piktura të tjera që ruhen në kabinetin e artit figurativ, tha pedagogu i shkollës së lartpërmendur Femi Gjymshiti. Ai tha se, nxënësit e kësaj shkolle që kanë talent për piktur, punimet i bëjnë me së tepërmi për ditë të caktuar si 7 dhe 8 marsi, viti i ri dhe datat tjera me rëndësi. Sipas Gjymshitit punimet më të bukura të nxënësve çdo vit kur edhe shënohet dita e shkollës ekspozohen, dhe ndodhë që autorët e tyre të marrin shpërblime. Ai tha se, punimet e nxënësve të shkollës fillore “Naim Frashëri” janë të ekspozuara, tek kryqi i kuq, shtëpia e shëndetit dhe shtëpia e kulturës. Nuk është kjo e gjitha, nuk është vetëm piktura që ruhet si kujtim nga nxënësit e shkëlyeshëm, ka edhe poezi të shkruara nga nxënësit, të cilat vite me radhë shkollat i ruajnë në arhivat e tyre, veq kësaj janë edhe punimet e ndryshme që janë të ekspozuara nëpër kabinete të shkollave, mbase kjo duhet të jetë një frymëzim për gjeneratat e reja, se qfar nxënësi duhet të jesh, që emri ytë të jetë i njohur edhe për të tjerët./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com