Nxënësit e klasëve të teta i mbushën fletdëshirat, priten rezultatet

0

Pas kryerjes së provimeve përfundimtare nxënësit e klasëve të teta fletëdishirat për shkollat e zhgjedhura, drejtimet, gjimnazet dhe profilet arsimore, është dashur ti plotësojn sot me 26 dhe nesër më 27 qershorë.

flet deshirat

Disa nga shkollat fillore të komunës sonë fletëdëshirat i kanë plotësuar më herët edhe përkundër caktimit të datave, sot fletëdëshirat i kanë plotësuar vetëm nxënësit e shkollës fillore “Ali Bektashi” në fshatit Nesalcë. Në shkollën fillore Sami Frashëri në Lluçan, nxënësit i kanë dorzuar fletët dëshirat ditë më parë, sot është bërë grumbullimi i fletdëshirave dhe menjëher do të dorëzohen në Ministri të Arsimit, tha drejtori i kësaj shkolle Femi Isufi. Sipas Isufit, fletdëshirat i kanë plotësuar 68 nxënës, 32 nga fshati Lluçan, 23 nga Konçuli dhe 13 nga Dobrosini. Ndërsa në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nesalc sot nëxënësit kanë nisur ti mbushin fletë dëshirat. Drejtorët e këtyre shkollave thanë se, si çdo vit edhe këtë vit numri më i madhë i nxënësve është përcaktuar për degën e mjekësisë dhe gjimnazit. Nxënësit kanë për obligim të paraqesin sa më shumë dëshira me kusht që të arrijn të përcaktohen në drejtimin e duhur. Rezultatet e fletëdëshirave ministria e arsimit pritet ti publikoj në fletën zyrtare në fund të qershorit. Aty bëhet rradhitja në bazë të poenave të cilat i kanë fituar në suksesin e shkollës fillore dhe provimit përfundimtarë. Edhe përkundër shprehjes së dëshirave nga ana e nxënësve rradhitja bëhet nga ministria arsimit në baz të poenave, me një fjalë ministria bënë rangimin duke u bazuar në suksesin e shkollës dhe provimit përfundimtarë. Regjistrimi në shkollë të mesme do të bëhet me 6 dhe 9 korrik./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com