Nxënës nga Medvegja vizitojnë Kosovën

0
Disa nxënës të shkollës fillore”Zenel Hajdini” në Tupallë, shkollës fillore”Banja e Sijarinës” në Banjë të Sijarinës dhe shkollës fillore”Jabllanica e Epërme” në Medvegjë, kanë vizituar disa qytete në Republikën e Kosovës.
nxenesit
Ata të shoqëruar nga kujdestarët e klasëve dhe mësimdhënës të tjerë fillimisht vizituan Kompleksin memorial në Prekaz, ku bënë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Më pas vizituan shtëpin muze ku u vranë mbi 50 anëtar të familjes Jashari.Me të përfunduar vizitën në Prekaz, nxënësit, ju drejtuan Istogut, për të vazhduar në burimin e Drinit të Bardhë, Pejë, Gjakovë për tu ndalur në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.Në Prizren nxënësit vizituan Kompleksin e Lidhjes Shqiptare për të vazhduar në Kalanë e Prizrenit e më pas edhe Xhamin e arkitektit Sinan i cili ishte shqiptar, arkitekt i shumë ndërtesave me renome ndërkombëtare.Vizita në Landovicë te varri i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Florim Rushiti-Kingji nga Kapiti i Medvegjës padyshim se ishte e rëndësisë së veqant, sepse me këtë kujtohet kontributi i medvegjasve në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
eskurzioni1
Udhëtimi i nxënësve ishte sponzorizuan nga pronari i kompleksit ndërtimor”Princesha” me seli në Prishtinë.

Të gjithë nxënësit u ndanë të knaqur nga ky udhëtim, që për shumë prej tyre ishte eskurzioni i parë i organizuar për ta.Ndërsa ne, medvegja.net, falenderojmë përzemërsisht financusin e këti eskurzioni, që bëri të lumtur shumë femijë të anamedvegjës.Mbesim me shpresë që organizime të tilla do të ketë edhe në të ardhmën, dhe këto udhëtime do të i shijojnë edhe nxënësit që nuk patën mundësi kësaj radhe.

Në vazhdim ju ftojmë ti shikoni disa fotografi nga ky udhëtim shumë i mirë i disa nxënësve shqiptar të shkollave shqipe të Medvegjës.Vlen të theksohet se udhëtimi u organizua më 30 maj të vitit vijues./medvegja.net/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com