Nurtel-Bleros: Kam kompanin time, por mund të kemi bashkëpunim

0

Bleros këtë vit nuk i kanë shkuar punët mirë si në aspektin profesional ashtu edhe në atë sentimental. Pas ndarjes nga bashkëshortja Teuta Krasniqi, Bleron e kanë shoqëruar edhe ndarje nga ana profesionale.

I pari që e braktisi Bleron para Teutës ka qenë bashkëpunëtori i tij Dj Nurtel. Blero edhe pas largimit të tij ka theksuar se ai mund të kthehet përsëri në kompaninë “Elephant”, mirëpo kjo është e pa mundur pasi që Nurtel tani ka një kompani të vetën.

Këtë ai e ka konfirmuar vetë në një deklaratë për Indeksonline.

“Me Bleron kamë punuar 2 vite dhe kam shumë respekt për të. Unë tash kamë kompaninë time e cila quhet “Massive” bashkë me kolegun tim Granit Gashin”, ka thënë Nurtel për Indeksonline.

Ai nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që përsëri të bashkëpunojmë me Bleron.

“Bashkëpunimi është i hapur për krejt këngëtarët po ashtu edhe për Bleron. E respektoj dhe e falënderoj për ftesën e tij. Çdo formë e bashkëpunimit është e mirëseardhur”, ka thënë Nurtel./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com