Nurije Tallamishaj, viktima e gjetur në shtratin e Lumit të Bardhë

0

Nurije Tallamishaj, viktima e gjetur në shtratin e Lumit të Bardhë

(E plotësuar) Telegrafi mëson se Nurije Tallamishaj e nacionalitetit rom është viktima që është gjetur në shtratin e Lumit të Bardhë sot në Pejë.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Pejë: Gjendet një trup i pajetë në shtratin e lumit

Një trup pa shenja jete e gjinisë femërore është gjetur në mëngjes në shtratin e lumit të bardhë në Pejë, në afërsi të Urës ‘Milet Bahçe’.

Policia rajonale e Pejës, i ka thënë TV ‘Dukagjini’-t se policia është njoftuar rreth orës 07:00 nga qendra 112 dhe menjëherë bashkë me njësitet e saj përkatëse, zjarrfikësit dhe autoambulancën kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Sipas informatave fillestare të policisë, trupi i pajetë është i gjinisë femër i moshës 50-60 vjeçare.

“Policia po heton rrethanat e këtij rasti ndërsa gjatë ditës do të dalë me një raport shtesë”, i ka thënë TV ‘Dukagjini’-t, Xhevat Ibra, zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë.

Policia dhe ekipi mjekësor kanë tërhequr trupin nga vendi i ngjarjes për të vazhduar me ekzaminimin e mëtejmë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com