Nuredin Aziri: Më mirë me duhan e bujqësi se me bredh rrugëve dhe me ja shtri doren dikujt

0

Komuna e Bujanocit ka një pozit të volitshme gjeorgrafike e cila i mundëson qytetarëve të sajë të zhvillojnë jo vetëm tregëtin por edhe bujqësinë, blegtorinë dhe pylltarinë, duke mos lënë anashah as bimën industriale të duhanit e cila është e njohur në këtë rajon.

1

Kultivimi i duhanit ka një tradit të bujshme në komunën tonë, disa nga fshatrat janë të njohur për kultivimin e kësaj bime industrilale, këtë e kanë dëshmuar edhe me marrjen e gjethit të artë, si prodhues më të suksesshëm në rajon. Duke marr parasysh krizën ekonomike, papunsin e cila ka kapluar tërë rajonin, viteve të fundit një numer i konsderueshëm i popullatës ishin përkushtuar në kultivimin e duhanit, pasi që sipas prodhuesve ishte e vetmja kulturë bujqësore që sjellte beneficione paksa më të mëdha. duvan-podrinje-berba-1328585176-34620Që nga fillimi i stinës së pranverës kur edhe bëhet hedhja e farës së duhanit, deri tek dorzimi në industrin e duhanit është një periudh e gjatë e të punuarit, por sipas Nuredin Azirit njëri nga kultivuesit e rregullt të duhanit nga fshati Tërrnoc, i cili njëherit ka qenë fitues i gjethit të artë, thot se, kohëve të fundit përfitimet jan të pakta kundrejt harxhimeve që kërkohen. Përpos problemeve që hasin kultivuesit gjatë periudhës së kultivimit të duhanit ata për punën e tyre dhe klasin e duhanit shpeshher edhe janë shpërblyer apo kualifkuar nga kompanit e duhanit. Prodhuesi Haziri është mirënjohës edhe për subvencionin e cila i jepet nga komuna e Bujanocit, për çdo kilogram të duhanit me ktë rast ai shprehet falemnderues për ktë mbështetje finansiare, e cila e stimulonë që të punojë me familjen e tij dhe kështu mos të jetë i mvarur nga askush. Edhe përkundër disa qytetarëve që thon se nuk ia vlenë të punosh duhan, apo të merresh me prodhime bujqësore, familja Aziri mendon të kundërtën, ata jnë të mendimit se është më mirë të meresh me bujqësi, pak duhan, disa krerë lopë, qepët, specat, domatet, patatet dhe gjerat e lementare i prodhojnë vetë dhe kështu si një familje në fshat, ia arrijnë që të kenë një jetë mesatre por të lumtur. Ndër vite nga industria e duhanit kultivuesve iu është kërkuar edhe reduktimi në prodhim pikërisht në ari, ku në qoftë se kultivuesit vitin e kaluar kan patur 10 ari për këtë vit është dashur të mbjell vetëm 8 ari, kështu që në këtë mënyr është ulur dukshëm numri i prodhuesve të duhanit në vend./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com