Numri i nxënësve shqiptarë çdo vit në rënie

0

Procesi edukativo arsimorë për vitin shkollorë 2014/2015, ka filluar më 1 Shtator nëpër të gjitha shkollat fillore në Sërbi, sa i përket shkollave fillore shqipe në komunën e Bujanocit ato kanë bërë parapërgaditjet për një fillim të mbarë.

klasat-e-ybrayuraShkolla fillore “Ali Bektashi” në Nesalc dhe paralelet e ndara në fshatrat Letovic dhe Osllarë, këtë vit janë përballur me rënien e numrit të nxënësve një dukuri që po e përcjedhë këtë insitucion arsimorë viteve të fundit. Gjithsej janë mbi 300 nxënës që vijojnë mësimin në shkollën fillore “Ali Bektashi” në Nesalc së bashku me paralelet e ndara. Për shkak të numrit të vogël të nxënësve këtë vit mësimi do të zhvillohet vetëm në një ndërrim, dhe ky ësht një shqetësim për të gjith u shpreh pedagogu i kësaj shkolle Xhelal Azizi. Në paralelën e ndarë në Letovic numri i nxënësve ka rënë për rreth 60% në krahasim me vitet e kaluara thotë profesori i lëndës së fizikës Ali Latifi, duke shtuar se këtë vit shkollorë në klasën e parë janë regjistruar vetëm 8 nxënës. Janë dy faktorët kryesorë që po ndikojnë në rënien e numrit të nxënësve, migrimi i familjeve shqiptare në vendet perëndimore dhe rënia e natalitetit, kjo po ndikon që nga viti në vit umri i nxënësve po përgjysmohet. Rënia e të numrit të nxënësve ka pothuajse në të gjitha shkollat në Luginë të Preshevës, si pasojë e faktorëve të lartpërmendur. Vlenë të theksohet se, me rënien e numrit të nxënësve po përballen pothuajse të gjitha shkollat në Sërbi, kjo si pasojë e rënies së natalitetit./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com