Nuk pres incidente gjatë vizitës së Edi Ramës në Preshevë

0

Kryetari i trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Preshevë të kaloj pa asnjë incident.

stanki

Kryetari i trupit Koordinues ka thënë se pret që Edi Rama të jap mesazh atë që ka dhënë ministri i sportit dhe rinisë kur ka qenë për vizitë në Preshevë – që Presheva është pjesë e Serbisë dhe se qytetarët që jetojnë në teritorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës janë banorë të Republikës së Serbisë.

Stankoviq pret që vizita e Ramës në Preshevë, pa marrë parasysh sjelljet e padëshiruara diplomatike në Beograd, të kalojnë pas ndonjë incident dhe të kontriboj në zhvillimin e mardhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

Stankoviq ka thënë se nuk është e vërtetë se pas ftesës së Edi Ramës që Serbia ta pranoj pavarsinë e Kosovës është festuar, siçka mundur të lexohet në rrjetet sociale.

“Ne gjatë kësaj kohe kemi qenë në Preshevë në një vizitë tek një familje me ministrin Vulin, kemi kaluar nëpër rrugë, gjendja ka qenë normale, nuk ka pasë kurrfarë euforie, po as situata tjera ekcesi” ka thënë Stankoviq.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com