Nuk përmbahet Reali, 4:0 e mund Cruz Azulin

0
Real Madridi është finalisti i parë në Botërorin e Klubeve, që po mbahet në Marok. Kampionët e Evropës kanë mposhtur 4:0 skuadrën meksikane, Cruz Azul.

Fitorja për skuadrën e Ancelottit, nuk u vë në pikëpyetje për asnjë moment, pasi që në gjithë ndeshjen, ishin shumë më të mirë se kundërshtarët.

Serinë e golave në këtë ndeshje, e hapi Sergio Ramos, duke shënuar në minutën e 15’, për të vazhduar me Karim Benzema, që në minutën e 36’, dyfishoi avantazhin.

Në pjesën e dytë, Reali shënoi edhe dy gola. Ishte Bale në minutën e 50’ dhe Isco në të 72’, dy lojtarët tjerë që shënuan për skuadrën mbretërore.

Në finale Reali do të takohet me fituesin e takimit San Lorenzo : Auckland./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com