Nuk përmbahet nga gëzimi, kështu uron presidentja e Kroacisë

0

Kroacia do të ndeshet me Francën në Finalen e madhe të Botërorit.

Kjo pasi sonte mundi Anglinë me rezultat 2:1, në pjesën e vazhdimeve.

Ky fakt patjetër se e ka gëzuar presidenten kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila ka reaguar menjëherë me një postim në Facebook.

“Njerëzit e mi, është e mundur. Ju lumtë, ju lumtë edhe fansave. Kroacia në finaleeeeeeeee”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ndryshe, presidentja kroate përpos që ka përcjellë të gjitha ndeshjet ku luante Kroacia, ka qenë edhe një tifoze e flaktë për Kombëtaren e vendit të saj.

Madje, ajo ka shprehur gëzimin e saj jo pak herë me brohoritma e përqafime me djemtë e Kombëtares pas ndeshjeve.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »