Nuk pajtohen për emrin e fëmijës, prindërit përfundojnë në gjykatë

0

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbi 5 mijë njerëz që përdorin emra të ndryshëm, kjo për shkak se prindërit nuk kanë arritur të pajtohen për pagëzimin e fëmijëve të tyre.

Së fundmi një çift në Londër po shtyhen në gjykatë për të vendosur për emrin e fëmijës së tyre, shkruan KidSpot.

Prindërit tanimë janë ndarë, dhe fëmija ka mbetur pa emër që prej 3 vjetësh kur ka lindur.

Ata e thërrasin fëmijën secili me nga një emër.

Edhe gjykatësi është shokuar kur ka dëgjuar prindërit të thërrasin vajzën në dy emra të ndryshëm.

Madje e ka quajtur si rast “qesharak”.

Babai ka argumentuar se emri që ka zgjedhur ai është më i mirë sesa i nënës, për të cilin njerëzit mund të mendojnë se është i gabuar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com