Nuk ndalet Lenjani, zbulon edhe një hartë të vitit 1974

0
Selver Lenjani i angazhuar maksimalisht për ta mbrojtur çdo cep të kufirit kosovarë ka siguruar edhe një hartë që mbanë vitin 1974 e cila hartë definitivisht tregon se Karaqeva është tkurrur pas luftës. Ky gabim duhet të përmirësohet urgjentisht sepse realisht Serbia ka hyrë në brendësi të vijës kufitare. Edhe KFOR-i edhe NATO duhet ta korrigjojnë gabimin e tyre shprehet Lenjani.
Lenjani
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë asnjëherë nuk e ka ndalur aktivitetin e tij për të bindur KFOR-in dhe institucionet kosovare se vija kufitare në Karaqevë është tkurrur nga Serbia, raporton rajonipress. Lenjani së fundit ka gjetur edhe një hartë që mbanë vitin 1974 e që është punuar nga ekspertët e Beogradit. “Tash jam i lumtur që më në fund kemi hasur në hartën kryesore e cila tregon qartë se Karaqeva është tkurrur nga Serbia. Kjo hartë definon qartë vijën kufitare dhe sipas saj as nuk merret rruga e as qindra hektar tokë që aktualisht janë kontestuese dhe problematike për shkak të Serbisë” shprehet Lenjani. Lenjani thotë se banorët e Karaqeves tani duhet të kenë durim dhe të presin reagimin e vendimmarrësve shqiptarë, por një reagim pritet ta bëjnë edhe KFOR-i e NATO. “Ky gabim duhet të korrigjohet sepse janë në pyetje qindra hektar tokë. Asnjë minutë tutje nuk mund të heshtet ky skandal sepse ne që nga fillimi e kemi thënë se është tkurrur vija kufitare” tha Lenjani. Lenjani thotë se fatmirësisht KFOR-i dhe policia e Kosovës e kanë mbajtur deri tani situatën e qetë dhe nën kontroll, ndryshe reagimet e banorëve kanë qenë shpesh të arsyeshme gjithnjë duke e kërkuar të vërtetën rreth këtij kontesti kufitar./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com