Nuk ndalet Federer në Indian Wells, mposht edhe Krajinovicin

0

Nuk ndalet Federer në Indian Wells, mposht edhe Krajinovicin13:1913/03/2018

Roger Federer nuk pati shumë kohë të pushonte pas ndeshjes me Federico Delbonis, që u ndërpre për shkak të reshjeve në turneun Masters të Indian Wellsit.

Tenisti zviceran zhvilloi shumë shpejt ndeshjen e tij të radhës, atë me Filip Krajinovic, të cilin e mundi me rezultatin 2-0 duke siguruar një vend për në 1/8 e finaleve të këtij evenimenti. Numri 1 i renditjes botërore nuk e pati aspak të vështirë këtë përballje, pasi e mposhti kundërshtarin e tij në më pak se 1 orë lojë, duke i mbyllur setet 6-2 dhe 6-1.

Pengesa e radhës së 36-vjeçarit në mbrojtjen e titullit të këtij turneu është Jeremy Chardy, i cili eliminoi bashkëkombësin e tij Mannarino me rezultatin 2-1.

Dominic Thiem nuk mundi dot të kualifikohej mes 16 më të mirëve të Indian Wells-it. Tenisti austriak u përball me uruguaianin Cuevas, sfidë të cilën nuk e mbylli për shkak të problemeve fizike. Thiem u detyrua të lërë ndeshjen përgjysmë në setin e tretë që kryesohej nga Cuevas 4-2, ndërkohë që gjendja e seteve ishte e barabartë 1-1.

Edhe Thomas Berdych u eliminua nga Indian Wells-i. Tenisti çek u mposht nga Chung me rezultatin 2-0. Chung u shfaq më mirë sesa Berdych në këtë sfidë dhe i fitoi të dy setet 6-4 dhe 6-4.

Një vend për në raundin tjetër të turneut kalifornian e siguroi edhe Fritz, i cili mundi spanjollin Verdasco me rezultatin 2-1. /TCH/

 

The post Nuk ndalet Federer në Indian Wells, mposht edhe Krajinovicin appeared first on Telegrafi.

Roger Federer nuk pati shumë kohë të pushonte pas ndeshjes me Federico Delbonis, që u ndërpre për shkak të reshjeve në turneun Masters të Indian Wellsit. Tenisti zviceran zhvilloi shumë shpejt ndeshjen e tij të radhës, atë me Filip Krajinovic, të cilin e mundi me rezultatin 2-0 duke siguruar një vend për në 1/8 e […]

The post Nuk ndalet Federer në Indian Wells, mposht edhe Krajinovicin appeared first on Telegrafi.

Powered by WPeMatico

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »