Nuk kalon më mirë as Barcelona

0

Nuk kalon më mirë as Barcelona (Video)

Ndeshja e parë në vitin 2015 ishte humbje edhe për Barcelonën. Katalunasit kanë pësuar me rezultat 1-0 si mysafir i Real Sociedadit në Estadio Municipal de Anoeta.

Luis Enrique e filloi ndeshjen me Lionel Messin dhe Neymarin në bankën rezervë, ndërsa pas një fillimi brilant të vendasve, erdhi edhe goli i epërsisë. Harkimin e Canales e dërgoi në portën e gabuar mbrojtësi blaugran, Jordi Alba. Në gjysmën e dytë u inkuadrua fillimisht Messi, pastaj edhe Neymar, mirëpo as dy sulmuesit kryesorë të katalunasve nuk arritën që të tregoheshin efektivë për klubin nga Camp Nou. Kur arbitri dha shenjë për përfundimin e ndeshjes, ishte skuadra e David Moyes që kishte epërsinë dhe që mori tri pikët. Kjo humbje do të thotë se Barcelona mbetet një pikë prapa Real Madridit, ndërsa Los Blancos kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Real Sociedadi pozicionohet në vend të 13-të në tabelë me 18 pikë të fituara pas 17 xhirosh. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com