Nuk ka kosto e hajgare, 7 ditët e javës të rezervuara për dasmat shqiptare

0

Tashmë është bërë pothuaj traditë që me të hyrë muaji qershor, pastaj gjatë korrikut dhe gushtit, në familjet tona shpërthen alegria e dasmave. Miq dhe farefis – kudo që ndodhen, në diasporë dakordohen për datat se cili dhe kur e ku do ta ketë dasmën apo ndonjë aheng tjetër që ka rezervuar shumë muaj më parë.

maxresdefault

Deri më 20 gusht të këtij muaji do të kemi kolona makinash me flamurin kombëtar në krye dhe sirena makinash e tinguj daullesh që tregojnë se ende ska mbaruar sezoni i dasmave. Sipas kronikës së realizuar pak para fillimit të sezonit të dasmave në muajin qershor ka rezultuar se edhe tek ne dasmorët janë dorëlëshuar sa u përket harxhimeve për dasma dhe ahengjeve familjare. Ata nuk kursehen, ndërsa shpenzimet janë bukur të larta, pë rata që e kanë xhepin e thellë. Në restorantetet më të frekuentuara në komunën e Bujanocit në restoran 5 yje dhe yje ekskulziv po ashtu edhe tek breta e breta palace, rozafa, Mileium, Kalaja Ibishit, Abi Kom, Tati, sezoni ka filluar nga 15 korriku deri më 15 gusht. Një dasëm modeste mbi 3 mië euro duke llogaritur menyn nga 14 euro ku të interesuarit kanë rezervuar dasmat që nga vitit i kaluar edhe atë me mbi 350 mysafir e më shumë ndërsa më e shtrenjta deri në 10 mijë euro Ndryshe, gjatë ditëve të verës, me qindra mijëra euro shpenzohen, në xhepat e këngëtarëve, në sallonet e bukurisë, për veshjen e nuses etj. Tradita e mëparshme ka ndryshuar, të gjitha ditët e javës tashmë janë ditë të dasmës dhe nuk është më vetëm e enjtja apo e diela, siç ka qenë më herët. Ndërsa nëse nuk është kontraktuar më herët salloni i bukurisë, atëherë vaj halli për nusen e re. As këngtarët e estradës nuk kanë munguar në komunën e Bujanocit këtë sezon dasmash të cilt kanë një kosto tejet të lartë për një natë, mirëpo mërgimtarët në biseda thonë se, ata kanë kursyer me vite për një dasëm kështu që nuk e kanë problem shumë të madhë edhe përkundër gjendejes së rëndë ekonomike ne vendin tonë. Të gjithë jemi dëshmitarë që këtë verë kanë parë edhe helikopter për të shëtitur nusen gjë që për disa vajza mund të jetë vetëm një ëndërr, por dasmorët përveç kësaj vere kanë zgjedhur metoda nga më të ndryshmet për të bërë dasmen më interesante. Deri më 20 gusht kur edhe përfundon sezoni i dasmave dhe bashkëatdhetarët kthehen në perendim dot vazhdoj sezoni i dasmave e ndoshta më vonë do të na merr edhe malli për të dëgjuar ndonjë muzik diku apo për të parë flamur në ndonjë shtëpi që simbolizon se këtu ka një dasëm shqipatëre edhe përkundër harxhimeve që bëhen. Ndryshe nga tradita e një dasme që preferojnë të moshuarit sipas disa të rinëjve se a preferojnë një dasëm sipas dokeve e zankonit apo një pushim në ndonjë bregdet të mrekullueshemë shumica e përgjigjes ishte se më shumë preferojnë plazhin po që tradita dhe zakoni i detyron shpesh të dëgjojnë prindërit dhe tu bëjnë qefin atyre.F.Rexhepi/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com