Nuk ka kolonë tek Dheu i Bardhë, për qytetarët e Luginës jan edhe dy rrugë alternative

0

Edhe përkundër kolonës e cila ishte shkaktuar të shtunën në mbrëmje në vendkalimin kufitarë Dheu i Bardhë mes Kosovës dhe Sërbisë, që nga mëngjesi i ditës së dielë në këtë vendkalim kufitarë nuk ka kolon të automjeteve dhe se që të dyja palët janë duke punuar me një intensitet të shpejtuar me qëllim që bashkëatdhetarët por edhe qytetarët e tjerë mos të presin me orë të tëra në këtë vap.

kolona 2

BujanociNet që nga orët e hershme të mëngjesit ka kontaktuar me palën kosovare dhe ka vizituar disa herë këtë vendkalim kufitarë, por që deri në orët e mesditës nuk ka hasur në ndonjë kolonë të theksuar, përveq që kanë mundur të jenë 5-6 vetura duke pritur. Burimet brenda BKS-së i kanë thënë BujanociNet se që nga ora 8 e mengjesit gjithqka po funksionon me një procedur shumë të përshpejtuar dhe se bashkëatdhetarët nuk duhet të brengosen për pritjet me orë të tëra në këto temperatura të larta. Policia doganorë e Kosovës ka marrë të gjitha masat e duhura që kontrollimet ti kryejnë me procedur të shpejtuar dhe i gjith stafi është i angazhuar maksimalisht. kolona 1Të njejtën procedur janë duke e zhvilluar edhe pala serbe të cilët në këtë periudhë janë duke punuar më tërë kapacitetin, me qëllim që mos të shkaktohen kolona të gjata dhe mos të ketë pritje të udhëtarëve. BujanociNet gjithashtu ka mësuar nga punonjësit e BKS-së se në përjashtim me bashkëatdhetarët të cilët udhëtojnë nga perëndimi në drejtim të Kosovës, banorët e Luginës të cilët posedojnë polisën e sigurimit me afat, mund të përdorin edhe dy rrugët alternative në komunën e Bujanocit, rrugën e Breznicës por edhe atë të Dobrosinit, të njejtit mund të përdorin rrugën e Breznicës edhe pa polisën kufitare, por që duhet të paisen më të tek Dheu i Bardhë, gjegjësisht pasi të kalojnë në rrugën alternative duhet të kthehen te kufiri për tu paisur me polisën e sigurimit, shkaku që e kanë afër, me qëllim që ti shmangen dënimit. Këtyrë ditëve është edhe vala më e madhe e ardhjes së bashkëatdhetarëve, dhe ndërkohë mund edhe të ketë pritje të theksuara, por ata që mund ti shmangen këtyre pritjeve janë vendasit që mund të përdorin rrugët alternative./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com