“Nuk jemi larg konfliktit global, parandalojeni”

0

Kyretari i Organizatës Ndërkombëtare Bota pa Nazisëm, dega në Lituani, Algirdas Paleckis, ka thënë se shtetet fqinjë duhet të komunikojnë dhe të kërkojnë alternativa që ta parandalojnë konfliktin global para se të bëhet vonë.

rusi europ

“Shoqëritë ruse dhe evropiane, duhet të vendosin një rend të ri komunikimi joformal, për t’i ndaluar tensionet aktuale që mund të shpiejnë në një konflikt me përmasa globale”, ka thënë Paleckis, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se nuk ka kohë shumë, dhe se duhet vepruar me urgjencë.

“Ka mbetur edhe pak kohë. Qielli po errësohet. Lituania po përjeton një shtim të prezencës ushtarake pa marrë autorizim nga populli. Në kundërpërgjigje të kësaj, Rusia po ndërmerr masa reciproke. Kjo do të çojë në një luftë të re. Vendet fqinjë duhet të komunikojnë dhe të gjejnë mënyra për ta ndalur konfliktin para se të bëhet vonë”, ka thënë Paleckis.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com