Nuk janë vetëm kosovarët që po ikin drejt perëndimit nëpër Bujanoc (Foto)

0

Nëse populli i Kosovës po ik drejt perëndimit nga kushtet e vështira ekonomike, popuj të tjerë po ikin nga shum arsyeje tjera, ndoshat edhe më të vështira, njëra ndër to, për të shpëtuar kokën nga lufta dhe konfliktet e ndryshme të armatosura.

IMG_0023

Bujnaoci nuk është destinacioni vetëm i kosovarëve për të vazhduar drejt Suboticës dhe më pas në Hungari. Përderi sa kosovarët Bujanocin e kanë fillimin e këtij rrugëtimi, të tjerët mund të thuhet se e kanë gjysmën e rrugës, duke kaluar shum kufij dhe sakrifica për të arritur deri në Bujanoc. Afganistanët, pakistanezët dhe sirianët, janë ata që ndoshta në numër edhe më të madh janë duke ia mësyrë Evropës nëpër kanalet ilageale, duke kaluar nëpër duar të kontrabanduesve të ndryshëm. Reporteri i BujanociNet sot rastësisht ka hasur në një grup reth 20 persona, nga shtetet e lartpërmëndrura të cilët ishin drejtuar drejt BE-së. Ata nëpërmjet Maqedonisë në mënyrë ilegale në orët e hershme të mëngjesit të sotëm kishin arritur në Bujanoc. Gjatë kohës kur gazetari i portalit i fotografoi ata pyesnin për stacionin e autobusit, ndërkohë që fotot janë bërë afër hekurudhës në fshatin Levosovë në Bujanocit. Siq ka mësuar BujanociNet, akoma pa arritur në stacion të autobusave ata janë ndaluar nga policia lokale dhe janë shoqëruar në stacion për procedura kontrollimi. Se në qfar gjendje ishin, dhe qfar moshe, flasin fotot vet./BujanociNet/

IMG_0024 IMG_0025 IMG_0026

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com