Nuk i kënaqi që e shkatërruan, ia dhanë edhe flakën

0

Akoma pa përfunduar mirë, pushimorja e ndërtuar te muri i parë në periferi të fshatit Tërrnoc është shkatërruar, madje keçbërësit nuk i kishte kënaqur kjo, ata ia kishin dhënë edhe flakën. Kjo puhsimore nuk kishte për qëllim vetëm zbukurimin e natyrës, ajo ishte një mesazh i qartë për popullatën se natyra mund të bëjë mrekullira me ndihmën e njeriut, kështu ishte edhe kjo pushimore e cila shërbeu për shumkënd si qendër pikniku, shoqërorë dhe familjarë.

10995363_737559896365611_9049188079123323530_nNjë grup shokësh, në krye me prof. Muhamed Jasharin me vet iniciativë e shëndërruan këtë vend në një parajsë të vogël, të cilës ia kishin lakmi çdo kush që e shihte. Për muaj me radhë këta shokë me punën e tyre fizike dhe materiale, na dhan një porosi, që gjithçka është e mundur vetëm se duhet angazhim dhe organizim. I gjith ky përkushtim dhe mund, është shëndërruar në një pamje rrënqethëse e cila tregon qartë se akom nuk e kemi përvojnë e një shoqërie moderne, dhe se persona të caktuar brenda shoqëris sonë, për fat të keq krenohen me veprime negative. Pamja të cilën e ka publikuar në FB prof. Muhamed Jasharin, është për të ardhur keq. Jashari në rrjetin e tij social ka shkrua:

Ne e ndërtuam për Ju,e ju mjerana çfar bët! Për të gjithë juve që vinit në këtë pushimore, nuk e keni më sepse narko-piromanët ose njerzit e nëntokës e shëndrruan në pushiferrin e tyre.E bënë ata të cilët janë gjakëprishur e shpirtngusht. E bënë ata të cilët nukë kanë gjene tërnocaci por gjene të largëta të qoftlargëtit. O, ju pushues dhe vizitorë të këtij vendi të bukur eni ta ngrisim përsëri dhe të i tregojmë se na jemi të kultuaruar dhe të edukuar nga prindër të nderuar e me kulturë islame dhe me hoxhallar të tri xhamive që reflektojnë humanizëm,barazi e vëllazëri.Ta bëjmë më të mirë se sa ishte,ta bëjmë më të afërt për të gjiha moshat. Allahu u djegt shpirtin e mjerë të këtyre piromanëve të dirigjuar nga njerzit e ferrit.

/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com