Nuk i ka as dy vjet, por kjo vajzë ha çka i del përpara (Foto)

0

Kjo vajzë vetëm tetë muajshe ka habitur mjekët, pasi pesha e saj është jashtë parametrave të një fëmije normal.

Chahat Kumar nga Punjab në Indi ka lindur me një peshë normale, por tani ajo peshon 38 Ibs ose rreth 17 kilogramë.

Prindërit e saj thonë se pesha e saj kur ka lindur ka qenë normale, por në muajin e katër ata kanë vënë re se vajzës i është shtuar oreksi.

“Pesha e saj është duke u rritur nga dita në ditë”, shprehet baba ii saj Suraj Kumar.

Ata janë të habitur pasi vajza e vogël nuk ngopet me ushqim, çka ka bërë që ata të shqetësohen për shëndetin e saj.

Nëna e Chahat shpjegon se: Përpara vajzës kishim një djalë, i cili i vdiq dhe tani jemi shumë të shqetësuar për Chahat.

Ajo thotë se vajza e saj vetëm 8 muajshe ha 4 herë më shumë sesa një fëmijë normal i moshës së saj.

Nëna e vogëlueshes shpjegon se nëse nuk u japin për të ngrënë vajza fillon qan.

“Ajo qan edhe për të dalë, por pesha e saj është shumë dhe ne nuk jemi në gjendje të marrim dhe ta mbajmë jashtë”, shprehet e shqetësuar nëna 21 vjeçare.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com