Nuk gabon Roma (Video)
14:12 | 19 Mars 2017

Roma e ka mposhtur 3:1 Sassuolon.

Roma ka vazhduar me fitore në Serie A, duke mposhtur 3:1 Sassuolon në “Olimpico”, për të qëndruar në hap me liderin Juventusin, shkruan Gazeta Express. Golat për Romën i shënuan Leandro Daniel Paredes (16’), Mohamed Salah (45’) dhe Edin Dzeko (68’), derisa për mysafirët shënoi Gregoire Defrel (9’). Pas kësaj fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 65 pikëve, tetë më pak se lideri Juventusi. /Express/
Aurela Hoxha