Nuk gabon Barcelona, vë në presion Realin

0

Barcelona e ka mposhtur Villarrealin 4:1 në “Camp Nou”, duke shtuar presionin te Real Madridi.

Barcelona nuk e ka ndërmend të ndalet. Të besuarit e Luis Enriques do të luftojnë për titullin e La Ligas deri në fund të sezonit me shpresën se Reali do të rrëshqasë, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja me Villarrealin, që mendohej të jetë më e vështira për Barcelonën, doli e kundërta.

Barça triumfoi 4:1 në “Camp Nou”, për t’u shkëputur në tre pikë nga Real Madridi, që sonte përballet me Granadan.

Golat u shënuan nga MSN-ja: Luis Suarez, Neymar dhe dy Loe Messi – derisa golin e nderit për Villarrealin e shënoi Cedric Bakambu.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com