Nuk do ta besoni si e shohin botën të rinjtë e Koresë së Veriut

0

Një studente 20-vjecare në Korenë e Veriut i ka hedhur dritë shtypjes që i bëhet popullit koreano-veriorë, pasi për herë të parë realizoj një udhëtim jashtë qytetit ku ajo jeton.

Vajza që kurrë nuk u largua nga vendi ku jeton ka zhvilluar një intervistë me një fotograf francez, i cili ka vizituar Korenë e Veriut për herë të gjashtë, transmeton Express.

Fotografi francezë ka zhvilluar një bisedë të rrallë me studenten më të mirë në lëndën e gjuhës angleze në universitet, dhe dokumentoi përgjigjet e saj.

Me këto përgjigje të studentes u konfirmua kontrolli i tmerrshëm që pushteti ka mbi popullin.

Studentja nga Koreja Veriore ka treguar se nuk ka dëgjuar asnjëherë për këngëtaren Lady Gaga dhe se nuk beson se ekzistojnë iPad’ët.

Më tutje ajo kishte thënë se i duket e pabesueshme që dikush të mund të vesh xhinse të grisura dhe përfundimisht mendon se hamburgeri u zbulua në vitin 2009 nga ish-presidenti korean, Kim Jong-il.

Edhe ose ajo sheh lypës në rrugë, beson se në shtetin e saj të gjithë kanë pasuri të barabartë dhe se femrat që nuk janë të martuara nuk mund të mbesin shtatzënë.

Moda në shtetin diktatorial është krejtësisht e ndaluar dhe sipas 20-vjecares, koreanët e përkufizojnë bukurinë e një nëse ajo ka sy të mëdhenj, hundë të lartë, gojë të vogël, lëkurë të bardhë dhe nuk duhet të jetë e dobët në peshë.

Përkundër faktit që pushteti ka kontroll absolut mbi mënyrën e jetesës që qytetarëve, madje vendos edhe gjatësinë e flokëve të tyre, 20-vjeçarja ka thënë se koreanët kanë shumë mundësi për zgjedhje. /Express/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »