Nuk do ta besoni kush e skicoi shqiponjën në fanellën e Kombëtares (Foto)

0

fanella

Kryeministri Edi Rama është ‘dizenjatori’ i shqiponjës së stilizuar në bluzën e kuqezinjve, kur janë porositur bluzat e Evropianit.

Presidenti i FSH-së Armando Duka ruan në arkivin e telefonit të tij një skicë fillestare të kësaj shqiponje, realizuar nga Edi Rama dhe një shkëmbim në ‘whatsapp’ mes tij e kryeministrit, pasi ky i fundit e ka intriguar fillimisht gjatë një bisede të lirë për organizimin e kuqezinjve për Evropianin, shkruan Tema.

Më pas, studioja që ka dizenjuar uniformat e ka zhvilluar idenë, duke krijuar uniformën më të bukur që kombëtarja ka pasur ndonjëherë.

Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë Evropian, përveç kënaqësisë shumë të madhe që u ka dhënë të gjithë shqiptarëve kudo në botë, është komentuar se ka një efekt të madh edhe në ekonominë e vendit.

Rama e ka mbajtur sekret këtë fakt nga frika mos humbiste kombëtarja. Me sa duket fitorja me Rumaninë, e ka çliruar . /Express/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com