NP “Komunalia” prap ndërhyn me makinerin e saj, pastron rrugët nëpër vendbanimet e komunës

0

Drejtori i bordit drejtues të NP Komunalia Avni Ismaili, sot ka angazhuar makinerit e kësja ndërmarrje me qëllim që ti dalë në ndihmë banorëve të kësaj komune.

komunalia boraPas reshjeve të borës të përcjedhura me ngrica dhe temperatura të ulta, në disa rrugë të komunës së Bujanocit akulli ka vështirësuar qarkullimin dhe i ka bërë rrugët të pa kalueshme, kështu që eskavatori i NP Komunalia gjtë tërë ditës së sotme, deri në orët e mbrëmjes ka qenë i angazhuar që rrugët t’i bëjë të kalueshme. Sipas Ismailit, gjatë ditës së sotme është intervenuar në rrugën Tërrnoc-Turi e cila si pasojë e ujrave që rrjedhin nga mali dhe ngricave ka qenë pothuajse e pa kalueshme nga akulli, në disa pjesë të kësj rruge gjithashtu janë hapur edhe kanalet anësore për qarkullimin e ujit. Ekipi i NP Komunlisë, i shoqëruar edhe nga vet drejotri i bordit drejtues Avni Ismaili me stafin e tij, kanë ndërhyrë edhe në rrugët e fshatit Letovicë duke i bërë ato të kalueshme, sikurse edhe në lagjën e këtij vendbanimi Garali, vendbanime këto që janë vlerësuar si më të rrezikuara nga ngricat. Gjatë një bisede telefonike, Ismaili i ka thënë BujanociNet, se edhe ditëve në vijim eskavatorët e Komunalisë do të jenë në teren për ti dalë në dnihmë banorëve të komunës së Bujanocit./BujanociNet/  

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com