NP “Komunalia” përgaditet për sezonin e dimrit

0

Ndërmarrja publike Komunalia ka filluar përgaditjet për sigurimin e lëndës djegëse (mazut) për ngrohjet qëndrore në komunën e Bujanocit. Nga data 15 tetor drejtori teknik i NP Komunalia tha se çdo gjë do të jetë gati për një fillim të ngrohët të sezonit dimëror.

dsc00145_resize 

Nga Komunalia njoftojnë se përgaditjet kanë filluar dhe janë sigurar rezervat e mazutit për 20 ditët e para. Sabri Sefedini, drejtor teknik në ndrëmarrjen publike Komunalia, tha se, nga datë 15 tetorë do të fillojn ngrohjet qëndrore në vendin tonë, ndërsa për ngroheje lënd djegëse do të përdoret mazuti me të cilin furnizohen nga qyteti i Pançevës. Ndërmarrja Komunalia në komunën e Bujanocit mbulon 11 mijë 500 m.katrorë hapsir me ngrohje qëndrore, këtu përfshihe hapsirat publike dhe ato private. Sa i përket çmimeve ato nuk janë të njeta, metri katror për hapsirat private është 125.81 dinar për metër katror, në shkolla 261.19 dinar dhe sektorët shoqërore kan çminin e metrit katror 355.75 dinar për metër katror. Për kapacitetin e ngrohjes ndërmarrja komunalia ka vërtëtur me vite që mund të mbuloj sipërfaqen e komunës së Bujanocit. Në fund Sefedini tha se, edhe qytetarët kan treguar kujdesshëmëri në obligimin e tyre ndaj Komunalis./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com