NP “Komunalia” aktive si kurrë më parë

0

Aktivitetet në teren në komunën e Bujanocit janë duke vazhduar pa ndërprerë edhe atë me një intenzitet edhe më të lartë, kjo fal vullnetit dhe punës së Ndërmarrjes Publike “Komunalia” e cila kohëve të fundit po dëshmon që gjatë gjith kohës është në shërbim të qytetarëve.

K3

Ksaj radhe ekipi i Komunalisë është aktiv në dalje të fshatit Tërnoc, duke bërë pastrimin e mbeturinave të cilat jo vetëm që i japin një pasqyr jo të hijshme këtij vendbanimi por njëkohësisht edhe janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. K2Udhëheqësi i këtij institucioni publik Avni Ismaili shprehet se, edhe pse ndërmarrja Komunalia nuk është përgjegjëse për të kryer këtë obligim ne kemi vendosur ta bëjmë pasi që posedojmë mjete teknike, kështu që jemi në dispozicion që në çdo kohë të i dalim në ndihmë qytetarëve të komunës së Bujanocit.

 

K4Aksioni i radhës do të zgjasë 4 ditë duke filluar nga dita e mërkurë, ndërsa ekipet e Komunalis do të vazhdojnë të shihen aktive në terene dhe në të ardhmen, derisa të na lejojnë kushtet atmosferike, thotë Ismaili dhe apelon tek të gjith banorët e komunës së Bujanocit që të jenë më të kujdësshëm në ruajtjen e ambientit sepse falë kontriboutit tone dhe kujdesit të qytetarëve thot ai, do të mund të shohim një venbanim sa më të pastër por njëkohësisht edhe nuk do të dëmtojmë shendetin tonë./BujanociNet/

 

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com