NP “Komunalia” 2014 e përmbyll me sukses, trefishon buxhetin nga të ardhurat ditore

0

Viti 2014 për Ndërrmarrjen Publike Komunalia ka qenë një sukses mjaft i madh, gjatë 12 muajve kjo ndërmarrje ka arritur që të siguroj mjaft të hyra vetanake, është munduar që borxhet e ujit nga ana e konsumatorëve ti rregulloj, po ashtu ka arritur që për këtë vit t’i sigurojë punëtorëve pagat për çdo muaj, pa asnjë vonesë, punëtorët pos pagave të këtij viti i kanë marrë edhe 7 pagat nga viti i kaluar.

km

Kryetari i organit mbykqyrës pran Komunalis Avni Ismaili thotë se, në vitin 2013 të hyrat nga të ardhurat ditore kanë qenë 38.443.136 din, ndërsa në vitin 2014 janë, 105.311.230, dhe sipas këtyre shifrave të ardhurat e NP “Komunalia” pothuajse janë trefishuar në krahasim me vitin e kaluar. “Këto rezultatet janë arritur me një angazhim të madh, por edhe duke i falënderuar angazhimit të punëtorëve, udhëheqësisë së Komunalisë, dhe kryerjes së pagesave të ujit nga ana e konsumatorëve” thotë Ismaili duke shtuar se, në çdo lami është punuar në mënyrë aktive, si në rrjetin sekondarë të ujit, poashtu edhe në kanalizim. AvnijaSipas udhëheqësit të kësaj Ndërmarrje Publike, në karahasim me vitin 2013 të ardhurat nga tregu kanë qenë 3.182.024 dinarë, ndërsa në vitin 2014 këto të ardhura brenda periudhës 10 mujore kanë qenë 6.369.694 dinarë, që do të thotë se këto të ardhura janë dyfishuar. Por e gjith kjo punë që është bërë gjatë 12 muajve, nuk mund të jetë e kënaqshme sepse Ismaili thot se, ka ende punë për tu punuar në këtë ndërmarrje, duke shpresuar se në vitin 2015 do të ketë sukses edhe më të madh. rruga 1“Në vitin 2014 komuna e Bujanocit nuk e ka ndier mungesën e ujit të pijshëm, por jo vetëm kaq, kjo ndërmarrje i ka dalë në ndihmë çdo bashksie lokale edhe me riparimin e rrugëve, në veçanti vendbanimeve të Malësisë së  Bujanocit të cilat kanë qenë pothuajse të bllokuara” thotë Ismaili. Sa herë që arrinë diçka pozitive, shprehet Ismaili, vullneti është për diçka më shumë, dhe ne në këtë drejtim nuk do të ndalemi, qëllimi ynë është që në vitin 2015 ti arrijnë pagesat në kohën reale, ato që janë të vonuara, riparimin e rrjetit sekondarë të ujit, por edhe disa puse të cilët këtë vit nuk kemi arritur ti riparojmë, në vitin 2015 këto i kemi prioritet, edhe pse shumica e puseve janë riparuar në vitin 2014. 90% të punëve që u cekën më lartë Ismaili thot se, ndërrmarrja Komunalia i ka kryer me mjetet vetanake./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com