Nostrifikimi i diplomave nga tetori më lirë dhe më shpejt

1

Nostrifikimi i diplomave që ka kushtuar rreth një mijë euro dhe kanë zgjatur një vit apo dy po i vjen fundi! Ky problem si më i diskutueshmi në arsimin serb do të zgjidhet me fillimin e vitit të ri shkollor dhe se njohja e diplomave do të zgjasë më së shumti 90 dit.

dip

Nga tetori I këtij vitit akademik nostrifikimi I diplomave që ka qenë një bring e madhe tani me qendrën ENIK/NARK do të jet një lehtësim shum I madhë. Në këtë qendër njohja e diplave nga muaji tetor dot kushtoj edhe më lirë dhe nuk dot zgjas më shujmë se 90 ditë kanë publikuar nga Ministria e Arsimit të Sërbisë. Janë duke u bërë përgaditjet e fundit të qendrës e cila quhet ENIK/NARK e nga një tetori do të filloj të pranoj diploma nga univerzitete e huaja dhe do të angazhohet me njohjen e tyre, kanë publikuar nga Ministria e Arsimit të Sërbisë. Kjo qendër e cila dot funksionoj në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik e themeluar në saje të ndryshimeve të ligjit për Arsimin e lartë ka filluar punën që në muajin mars, ndërsa me njohjen e diplomave universitare do të fillojë në muajin tetor. Nuk dihet ende saktësisht se sa do të kushtojë njohja, por me siguri që do të jetë shumë më e lirë dhe nostrifikimi do të zgjas më së shumti 90 ditë. Është duke u bërë edhe hartimi i rregulloreve në të cilat do të jenë të parapara dhe listat e çmimeve. Por çmimet me siguri do të jenë shumë më të ulta, ka thënë Zoran Luzhanin, sekretar shtetëror i Ministrisë së Arsimit. Vlefshmëria e parë objektive e kostos së lartë do të bëhet nga komisioni i formuar i cili do të vlerësoj programin e studimeve dhe kompetencat e fituara të fakultetit përkatës. Konferenca e universiteteve serbe (KONUS) ka përcaktuar tashmë një listë të vlerësuesve, dhe nga ajo listë Ministri për çdo lëmi do të zgjedh nga tre anëtar. Në qendër ENIK NARIK të Ministrisë së Arsimit vetëm do të bëhet nostrifikimi i diplomës së nevojshme për punësim. Nëse dikush vjen me një dokument universitar dhe dëshiron që në Serbi të vazhdojë master ose studime të doktoraturës, ajo apo ai do të udhëzohen për në kolegje. Kjo qendër për njohje të diplomave është e ngarkuar dhe me verifikimin e diplomave të shkollave të mesme të fituara jashtë vendit. Në bazën e të dhënave, përparësi kanë diplomat nga fakultetet të cilat janë vërtetuar në katër vitete e fundit në universitetet më të mëdha shtetërore dhe se nuk ka asjë arsye të mos besojnë në vlerësimin e kolegëve të fakultetit nga zyra për njohje të diplomave kanë publikuar nga ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë së Sërbisë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

  1. shum mir,mirpo doplomat e universiteteve te Kosoves te fituara pas shpalljes se pavarsis a do te njihen?

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com