Nora xhelozi për Tunën, ja si e sfidoi këtë herë kunatën e saj! (Foto)
14:19 | 18 Gusht 2017

Gjithçka nisi para pak muajsh e që nga ajo kohë historia e tyre u shndërrua në një telenovelë, e kjo jo pa shkak. Përveҫ se kolege, dikur mike shumë të mira, Tuna dhe Nora Istrefi, për një arsye apo një tjetër tashmë nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Duke marrë parasysh që secila është bashkëshortja përkatëse e dy vëllezërve Berisha, konflikti i heshtur mes këngëtareve është shndërruar në një nga temat më pikante të shoubizit shqiptar. Tashmë, çdo gjë ka marrë një rrjedhë disi të çuditshme, që me lindjen e Tianit. Duke marrë parasysh që Renee, nga ana tjetër, është vetëm dy vjeҫe, në mëndje të lind veҫ pyetja: “a janë takuar ndonjëherë të vegjlit? Patrisi nuk rresht së komentuari zemra e fjalë të ëmbla për vajzën e të vëllait, ndërsa Roberti është parë para pak javësh duke mbajtur pinjollin e familjes Berisha në krahë. Sa për bashkëshortet, asnjëra nuk ka hedhur asnjë hap më tutje! Së fundmi, duket se Norës ia ka bërë zili Tuna, e kjo falë fotove në Instagramin e secilës. Fillimisht, ka qenë këngëtarja nga Shkupi ajo që ka postuar foto e video të Tianit në ‘mystory’, teksa ky i fundit luante e qeshte me të atin. Nuk është e pazakontë që Tuna të bëjë të tilla postime, e këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Ajo që surprizon është fakti se pak orë më pas, Nora vepron njësoj, duke e mbushur InstaStory-n me imazhe të Renees, duke luajtur në një kënd lojrash… Të jetë ngacmuar Nora nga Tuna vallë? Apo ka qenë kjo thjesht një rastësi, pa qëllime të veçanta? Kësaj nuk i dihet, edhe pse duke marrë parasysh gjithë situatën e krijuar, me siguri qëndron më së shumti versioni i parë! Në galeri do të gjeni postimet e plota të secilës.
Françeska Jaçe