Nokia padit Apple për shkelje të 32 patentave të saja

0

Korporata e Nokias ka treguar se ka paraqitur një numër të padive kundër Apple për shkelje të 32 patentave teknologjike.

Paditë, të paraqitura në gjykatë në Dusseldorf, Mannheim dhe Munich të Gjermanisë dhe në Teksas, SHBA, që mbulojnë patentat për ekrane, softuer, antena, çipe e kode për video.

Ndërsa Apple ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Acaia Research Corp dhe Conversant Intellectuall Property Menagment, duke i akuzuar ata se janë duke bashkëpunuar me Nokian për rrëmbim të të ardhurave nga Apple, padrejtësisht.

Nokia, e cila ishte kompania më dominonte në botë për telefona, ka humbur dominimin pas lansimit të iPhonëve në 2007 nga Apple, transmeton koha.net.

Ndërsa është blerë nga Microsoft para dy viteve, duke i lënë atyre pajisje të biznesit të rrjetit të telekomit dhe një numër të madh të patentave.

Por gjatë këtij viti, Microsoft ka shitur biznesin telefonik të Nokia te një kompani e re e quajtur HMD Global, e cila tani planifikon që të prezantoj smartfonë të ri të Nokia në vitin 2017.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com