Nokia 3310 i ri kryen testin e qëndrueshmërisë (Video)

0

Pas lansimit zyrtarisht të versionit të përditësuar të Nokia 3310, për herë të parë është bërë testimi i qëndrueshmërisë dhe i çmontimit.

Ndoshta nuk jemi mësuar të shohim çmontimet e telefonave të vegjël, por të gjithë e dimë se Nokia 3310 (2017) është më shumë se një telefon i vogël i zakonshëm, transmeton Koha.net.

Ky telefon i ri ka kapëset nga plastika dhe metali. Pasi të hiqet korniza e pasme dhe bateria, dalin gjashtë vidat të cilat mbajnë anën e pasme të pllakës kryesore.

Çdo gjë është e ngjitur në pllakën kryesore, kështu që në rast të dëmtimit të portit për microUSB ose portit 3.5 mm për kufjet, atëherë do të detyroheni ose të ndërroni pllakën kryesore ose të merrni pajisjen për ngjitjen e kallajit.

Për më tepër, shikoni videot e mëposhtme.


Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com