Njoftim të gjithë bashkatdhetarët të cilët kalojn në Serbi duhet patjetër ta lexojn këtë

0
Foto: hu.wikipedia.org

Foto: hu.wikipedia.org

Ministria e Punëve të Mbrendshme e Serbisë, Drejtorati për Siguri në Komunikacion ka publikuar disa këshilla për të gjithë ata të cilët kalojn tranzit Serbien, të cilat RTV Spektri i ka përkthyer ato janë:

– Njësiti për matjen e shpejtësisë në lëvizje “Presretači” deri më 15 shtator nuk është në detyrë, prandaj mos ju ndalni këtyre veturave civile nëse hasni sepse dyshohet të jenë plaçkaxhi, kjo vlenë vetëm për veturat civile, veturat të cilat kanë të sinjalizuar shenjën e “Policija” duhet të ju ndaleni.
– Gjat udhëtimit tranzitor në Koridorin 10 mos ndaloni në parkingjet e pandriçuara.
– Në Pikat shitëse të derivateve mos u furnizonu ku nuk jua japin kuponin fiskal.
– Këmbimin e valutave mos e bëni jashta “Exchange” me Firmë të ekspozuar ku e merni edhe kuponin fiskal.
– Mos u furnizonu me artikuj ushqimor në pikat shitëse pa Firmë të ekspozuar, pa kupon fiskal.
– Mos u ndalni ti ofroni ndihmë veturave të ndaluna që nuk i njihni kinse janë me defekt sepse dyshohet që janë plaçkaxhi.
– Ruane kuponin fiskal të pagesës të autorrugës “putarinës” sepse ju vyen gjat kontrollit eventual.
– Mos ju ndalni patrullave të Policisë që nuk e kanë veturën të sinjalizuar “Policija”
– Në rast defekti i veturës në rrugë kërkoni ndihmën vetëm nga Agjencionet e Liçensuara dhe shërbimet jua fakturojnë me kupon fiskal, pasi që nuk mund të ju rritin çmimet.
– Mbane distancën e mjaftueshme nga vetura në veturë gjat udhëtimit.
– Shpejtësia e lejuar maximale në rrugët e R.Serbisë është 130 km në orë.
– Për çdo ndihmë eventuale paraqituni në Stacionet e afërta policore.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.
comments powered by Disqus
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »