Njihuni me të riun e dobishëm Besnik Rexhepin nga Bilaçi
20:29 | 20 Shkurt 2019
Besnik Rexhepi inxhinier i diplomuar i cili jeton në fshatin Bilaç, është administrator i Luginashop.

Portali Luginashop, është krijuar më 19 dhjetor 2015.

Përmes portalit në fjalë qytetarët e Luginës së Preshevës por dhe më gjerë shesin dhe blejnë gjësende.

Për këto shërbime qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë as edhe një cent.

Ideja për krijimin e një portali të tillë Besnikut i ka lindur gjatë studimeve.

Dashuria e madhe për vendin dhe dëshira e madhe për t’a ndihmuar shoqërinë ku jeton e shtyu Besnikun që idenë e tij ta konkretizoj dhe kështu Luginashop është portali më i vizituar në vend i këtij lloji.

Sipas Besnikut, çdo vit portali Luginashop ka rritje për 50% të përdoruesve.

Përveç përdoruesve vendor Luginashop ka dhe përdoures nga vende të ndryshme të Europës dhe botës.

Moto e portalit “Luginashop” është:”Blej atë që të duhet dhe shite atë që nuk të duhet”.

Shitje-blerjet janë të mëdha që realizohen përmes portalit Lugina shop.

“Ndihemi shumë krenarë dhe me vlerë që qëndrojmë si urë lidhëse në mes shitësit dhe blersit” theksoi më tutje Besniku gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e Organizatës ”Shpresa”.

 

Kejvina Kthella