Njihuni me fisin që nuk e dinë se për çfarë shërbejnë rrobat (Foto +16)
14:14 | 12 Prill 2017

Këto foto spektakolare tregojnë se si është jeta e një fisi në xhunglën e Amazonës. Fisi Huaorani jetojnë në lindje të Ekuadorit.

Në total janë rreth 4 mijë njerëz që bëjnë një jetë krejt të thjeshtë. Fisi ushqehet duke vrarë kryesisht majmunë, të cilët i kapin duke u ngjitur në pemë ose duke i qëlluar me pipëza. Jo më kot edhe shputa e këmbës së tyre ka evoluar për t’iu përshtatur ndjekjes së majmunëve. Ata jetojnë në një rezervat të mbrojtur nga qeveria. Fotot janë bërë nga Pete Oxford.
Aurela Hoxha