Njerëzit e Vuçiqit e bëjnë për spital aktivistin opozitar (Foto)

0
Udhëheqësi i listës zgjedhor të Partisë Demokratike të Serbisë, Milan Gavriloviq është rrahur nga hiq më pak se 10 aktivist të Partisë Progresive serb që udhëhiqet nga kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

“Tekstualisht kam rënë në pritë. Jam kthyer nga Nanomiri, pasi e kam vizituar një qendër votimi kur një veturë me regjistrim të Valjevës me bllokoi rrugën, ndërsa një veturë e dytë e bllokoi makinën time. Kam dal, jam sjellur normalisht ndërsa së paku 10 persona më kanë sulmuar dhe kanë filluar të më rrahin. Nuk kam pasur mundësi të mbrohem nga të gjithë ata sulmues”, ka thënë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar komune të Mionicës, derisa priste në emergjencën e spitalit të Valjevës, transmeton Indeksonline.

Ai thotë se pak më herët selia e partisë së tij është sulmuar nga persona të tjerë dhe vetëm ndërhyrja e policisë i ka shpëtuar aktivistët e Partisë Demokratike.

“Ky është terror, këto ekipe që vijnë me makina të mëdha po i kidnapojnë njërëzit në rrugë, i kapin për fyti dhe i detyrojnë që të shkojnë për të votuar. Po presim vendim nga partia në Beograd dhe të shohim a do të ndërpriten zgjedhjet në Mionicë”, iu ka thënë medieve serbe, Gavriloviq. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com