NJË VIZITË E SUKSESSHME ME KARAKTER SHKENCOR NË UNIVERSITETIT INTERNACIONAL TË NOVI PAZARIT (Foto)

0

Studentët e Universitetit Internacional – Dega në Preshevë, më 17 prill, të vitit 2015, vizituan Universitetin amë në Novi Pazar.

10996060_972211359464068_2333945949054336443_n

Ata, gjatë kësaj vizite, u mirëpritën në mënyrë madhështore nga gjithë menaxhmenti i Universitetit. Gjithashtu, në kudër të kësaj vizite, ata u njoftuan me funksionimin e Qendrës dhe njëkohësish me bibliotekën e pasur me literaturë që nga periudha e kohës së Perandorisë Osmane.  Udhëheqësi i Universitetit, duke shpjeguar për fondin librar të Bibliotekës, theksoi se pas deshifrimit mund të zbulohet edhe historia antike e Sanxhakut të sotëm. Prof. Ergini edhe vet u deklarua se prejardhja e tij është shqiptare edhe atë nga fisi Shkreli. Gjatë një ligjërate, rektori i Universitetit Prof.dr Suad Bećiroviq, shprehu kënaqësinë dhe u dëshiroi mirëseardhje në Sanxhak, studentëve, të cilët përfaqësojnë gjitha nacionalitetet në Universitetin Internacional. Koordinatori i Degës së Preshevës, Kujtim Sadriu, u nda i kënaqur nga mikpritja e autoriteteve të Universitetin, duke falënderuar rektorin dhe gjithë menaxhmentin për përkushtimin, që po e bëjnë në ngritjen dhe avancimin e arsimit të lartë të studentëve në rajonin tonë, duke theksuar se “ate që jeni duke bërë Ju, nuk e ka bërë askush dhe vlerësoj përkushtimin Tuaj si një hap solidarizimi në fushën e diturisë”. Universiteti Internacional ka dëshmuar se është një urë e artë lidhëse mes nacionaliteteve dhe një mekanizëm qe shkaktojnë urrejtjen dhe i hapin dyert tolerancës, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës për gjeneratat e sotme dhe gjeneratave të ardhmeve. Lugina e Preshevës, i ngjan lëkurës së leopardit, për arsye se në këtë rajon jetojnë shumë nacionalitet, duke u shprehur me optimizëm se Universiteti Internacional do t’i grumbullojë të gjitha komunitetet pa dallime përkatësie kombëtare, fetare dhe racore, të studiojnë, të fitojnë dije e kulturë, nën një kulm Universitar, theksoi në fund të deklaratës së tij, koordinatori i Degës së Universitetit të Novi Pazarit në Preshevë, Kujtim Sadriu./BujanociNet/

11710_972210536130817_9098063414700767194_n 10484408_972210939464110_7685583394916673175_n 11156178_972212949463909_512198161819255495_n

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com