Një vajzë e plagosur në fshatin Sejacë të komunës së Bujanocit
20:31 | 11 Janar 2019
Një vajzë shqiptare me iniciale A.A e moshës 20 vjeçare nga Sejaca e komunës së Bujanocit është gjetur e plagosur në qafë, thuhet në raportin e prokurorisë publike në Vranjë

Vajza me lëndime të rënda ishte dërguar në spitalin e Vranjes para se të dërgohej për trajtime të më tutjeshme në Nish.

Zyra e Prokurorit Publik të Vranjës ka konfirmuar se hetimi po vazhdon, dhe sipas informacionit, vajza është goditur nga një plumbë në hyrjen e një banese, siq thuhet nga raportet e para të prokurorisë, vajza është plagosur nga një plumbë në qafë dhe neurokirurgët po punojnë që të kurojnë vajzën, e cila nëspital ka ardhur e vetëdijshme, thuhet në raport./BujanociNet/

Atalanta Kërçyku