Një shtetase serbe dhe një i Shqipërisë kapen në kufi me mbi 20 kilogramë lëndë narkotike (Foto)

0

Njësiti i Doganës në bashkëpunim me policinë, ditëve të fundit kanë arritur të kapin në dy raste të ndara afër 20 kilogramë lëndë narkotike, përcjell Express.

Komunikata e dërguar për media nga Dogana e Kosovës, sqaron se në rastin e parë një shtetase e Serbisë e cila udhëtonte në relacionin Shqipëri – Kosovë respektivisht linja Tiranë –Prishtinë, është selektuar për kontroll në vijën e dytë, ku gjatë kontrollit brenda autobusit, zyrtarët doganor kanë vërejtur lëvizje të dyshuar tek kjo udhëtare.

“Gjatë kontrollit të valixhes është hasur në disa paketime – gjithsej 5 pako, të dyshuara si substance narkotike të llojit marihuanë me peshë të përafërt afërt 1.5 kg”, thotë në njoftim.

Derisa rasti i dytë ka ndodhur në pikë-kalimin kufitar të Kullës ku një shtetas i Shqipërisë gjatë daljes është selektuar për kontrolle te vijës se dytë, kontrolli i automjetit është bëre së bashku me policinë.

“Gjatë kontrollit nën ulësen e pasme të automjetit është vërejtur ngjyrë e freskët dhe ka qenë indikatorë që të vazhdohet me kontrolle më te thellë. Pas përdorimit të pajisjeve donacion nga qeveria e SHBA-ve janë gjetur 18 pako te mbështjella me ngjitës ngjyrë kafe”, thotë njoftimi i Doganës.

Në të dy rastet personat janë arrestuar nga policia derisa raste janë dorëzuar në stacion.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com