Një qytetar nga Rogoqica arrestohet për kanosje me armë

0
Policee
Policia e Kosovës, nën stacioni në Muqiverc ka pranuar një informatë për një incident në Rogoqicë të Kamenicës.
Sipas deklaratës së ankuesit shqiptar shtetas i Kosovës nga Gjilani deri sa ishin duke pirë kafe në një lokal në fshatin Rogoqicë, pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës, ky i fundit ka shkuar në shqepin e tij e ka marr armen automatike AK-47 dhe është kthyer përsëri në lokalin e lartshënuar ku me të njëjtën armë e ka kanosur viktimën.

Më pas i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar të bastiset shtëpia e të dyshuarit me qëllim të sekuestrimit të armës. Njësiti i hetimeve ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe pas kontaktit me të dyshuarin i njëjti e ka dorëzuar vullnetarisht armën AK-47, me një karikator dhe 11 copë fishek të kalibrit 7.62 mm.

I dyshuari pasi është intervistuar, me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Lënda për “Armëmbajtje pa leje, dhe Kanosje”, dërgohet në prokurori tha Ismet Hashani./rajonipress/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com