Një pushuese nga Kosova humb jetën në Durrës

0

V.S., 38 vjeçare ka humbur jetën duke u larë në detin e Durrësit në rrethana që mbeten të paqarta.

20150731120412243620
Burime zyrtare nga policia thanë për Noa.al, se pasditen e djeshme rreth orës 18.40 në lagjen Nr.13, përballë lokalit “Prizreni”, 38 vjeçarja banuese në Kosovë, është futur në det për t’u larë dhe nuk është ndjerë mirë. Pak çaste më vonë, ajo ka gjetur vdekjen, si pasojë e mbytjes në ujë. Efektivët e policisë vijojnë ende hetimet për këtë rast, ndërsa paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale. noa.al

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com