Një polak shpall shtetin 100 metrash katror midis Kroacisë e Sllovenisë

0

Ndërmjet Kroacisë e Sllovenisë, vetëm 50 kilometra larg nga Zagrebi, një polak ka themeluar “shtetin më të vogël në Europë” 100 metrash katror, transmeton Koha.net shkrimin e medieve kroate.

enclava

Pas Vid Jedlliçkit, i cili shpalli shtetin Liberland në hapësirën midis Kroacisë e Serbisë, tani polaku K. Vrona shpalli “Mbretërinë Enklavë”. Këtë ‘shtet’ e themeloi në hapësirën në mes të Brezovicës Sllovene pranë Metlikës, dhe Brezovicës së Zhumberakës, 50 kilometra nga Zagrebi.

Ndonëse nuk ka territor të gjerë, “Mbretëria Enklavë” ka faqen e vet në internet si dhe profilet në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook.

Vrona ka shpallur veten ‘mbret’ dhe përmes zgjedhjeve ka zgjedhur disa ministra.

“Mbretëria Enklavë” ende nuk e ka flamurin e vet e as kryeqytetin, por ka moton “ Qytetarë të gjithë botës”, si dhe valutën “Dogekoin”.

Gjuha zyrtare e “shtetit” të ri janë anglishtja, polonishtja, kroatishtja, sllovenishtja dhe kinezishtja dhe ky “mikrokomb” i ri ka 134 “shtetas”, theksojnë mediet.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com